Drita dhe Gjilani kanë shënuar një pjesëlojë të parë shumë të mirë, në të cilën kuq e bardhët janë në epërsi 1:0
Gjilani ka ardhur në epërsi që në minutën e tretë kur pas një gjuajtje nga këndi që e dha Armend Thaqi, topi erdhi te Morina, i cili gjuajti drejt portës e me kokë topin e devijoi Blerim Krasniqi sa për të mashtruar Faton Malokun dhe topi u fut në rrjetë për 0:1.
I njëjti lojtar u tregua sërish i rrezikshëm kur pas një kundërsulmi të shpejtë të Gjilanit në minutën 7, Blerim Morina pati një rast shumë të mirë për të shënuar, por gjuajtja e tij e fortë për pak shkoi mbi portë. Te Gjilani Rrahmani ka provuar në minutën 12, por topi ka shkuar drejt e në duart e portierit Maloku e në sulmin vuijues, një minutë më pas Drita ka patur rast të shënojë, por Dabiqaj gjuajti mbi portë.
Gjilani që ishte më i rrezikshëm në pjesën e parë pati rast edhe në minutën 23, pasi Armend Thaqi shpërtheu nga e djathta, u fut në brendi e gjuajti, por mbrojtja e Dritës shmangu rrezikun mu te vija e portës.
Rasti i fundit në pjesën e parë ishte në minutën 44, kur Basha nga largësia tentoi të befasojë Malokun, por portieri i Dritës është kthyer me kohë në portë dhe shmangu rrezikun, andaj pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:1. /kryelajmi.com/.




