Një xhiro pa përfunduar kampionati i Superligës së Kosovës në Futboll, FC Dritës i janë ndarë medaljet dhe trofeu i kampionit, që është i pesti për ekipin e Dritës.
Nëpër shtegun e kaltër kanë parakaluar të gjithë lojtarët e FC Dritam stafi teknik, ai mjekësor dhe kryesia e klubit, dy presidentët dhe dy kapitenët Broja e Krasniqi, të cilët janë nderuar me medalje, derisa më pas nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dy kapitenëve i kanë ndarë Kupën e Kampionit
Drita është shpallur kampion në vitet 2003, 2018, 2020, 2024 dhe 2025./kryelajmi.com/





