Sumeja Aliu, një vajzë 23-vjeçare nga Gjilani dhe absolvente e Biologjisë, ka rrëmbyer vendin e parë në garat e peshëngritjes, duke dëshmuar një ndërthurje unike mes shkencës dhe sportit.
Pas gati dy viteve disiplinë intensive në bodybuilding dhe studimeve të thelluara në biologji, Sumeja ka vendosur që eksperiencën dhe njohuritë e saj mbi anatominë dhe trupin e njeriut t’i kthejë në mision.
Ajo po lançon rrugëtimin e saj të ri si trajnere personale, e gatshme për të transformuar fizikisht dhe mentalisht jetët e të tjerëve.
Ky sukses e pozicionon Sumejën si një shembull frymëzues se si shkenca dhe fuqia e bodybuilding-ut mund të bëhen bashkë për të thyer çdo limit.

Gara është mbajtur me datë 23 Maj 2026 në Gjilan afër klubit AL-BA Gym e organizuar nga Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit te Kosovës “Kupa e Kosovës”, “Kupa e Shqipërisë” dhe “Mbarëkombëtare”.
Falë bashkëpunimit mes dy Federatave, Shoqatës Kombëtare Powerlifting Albania dhe ALBA Gym nën kujdesin e Bajram Musliut anëtar i FBFK, u arrit të organizohet kjo garë e shumëpritur nga sportistët dhe trajnerët e kësaj disipline të forcës.

Kampionia Sumeja Aliu me babin e saj Naser Aliu, magjistër i biologjisë



