Shkruan: Sylejman Ismajli
Nje kampionat qe nisi me deshiren dhe projektin e qarte per te siguruar titullin kampions, Kupen e Kosoves, ose nje vend ne garat evropiane, perfundoi ne menyren me te deshtuar per SC Gjilanin, nje nga klubet me histori dhe tradite te pasur ne futbollin kosovar, Gjilani arriti ta siguronte mbijetesen ne Superlige vetem ne xhiron e fundit, pasi rrezikoj deri ne fund qe te mbetet ne barazh. Per nje klub si Gjilani ky nuk ishte thjesht nje sezon i veshtire, por nje zhgenjim sportiv qe kerkon nje analize te thelle dhe reforma rrenjesore.
Perpara se te flitet per taktika e transferime, duhet theksuar rendesia historike dhe pesha qe mbartin ngjyrat bardhekuqe te SC Gjilanit. Keto ngjyra perfaqesojne traditen e nje qyteti dhe identitetin e mijera mbeshtetesve qe e ndjekin kete klub nder vite. Te perfaqesosh kete skuader eshte nje privilegj qe kerkon pergjegjesi te larte profesionale, diçka qe nje pjese e mire e futbollisteve aktuale nuk arriten ta deshmojne gjate ketij kampionati. Fanella e ketij klubi kerkon angazhim maksimal sportiv dhe respekt ndaj investimeve te bera. Kushdo qe nuk arrin te permbushe keto standarde, e ka te veshtire te justifikoje pranine e tij ne kete skuader.
Nese ka diçka qe duhet veçuar pozitivisht ne kete edicion, ajo eshte padyshim puna dhe angazhimi i kryesise se klubit. Ne nje kohe kur menaxhimi i nje skuadre futbolli kerkon stabilitet te larte, kryetari Fatlum Pireva, i mbeshtetur fuqishem nga bashkepunetoret e tij te ngushte, Qendrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami, deshmuan perkushtim serioz ndaj SC Gjilanit. Me mjetet e tyre ]financiare, ata e mbajten klubin te qendrueshem dhe krijuan nje ambient ku asgje nuk mungonte. Futbollisteve dhe stafit teknik iu siguruan kushte financiare elitare, ku pagat dhe obligimet u kryen me perpikeri. Financimi ishte i projektuar per nje skuader qe lufton per kreun e tabeles dhe Evropen, nderkohe qe mbeshtetja organizative ishte e pranishme ne çdo hap. Megjithate, perballe kesaj skuadra u pergjigj duke zhgenjyer totalisht ne fushen e lojes dhe duke e futur klubin ne nje ankth te gjate per te siguruar mbetjen ne elite.
Gjate tere kampionatit, ata qe e perjetuan me se rendi kete ecuri negative ishin tifozet, “Skifterat”. Duke mos e lene kurre vetem skuadren ne asnje ndeshje brenda apo jashte, ata u detyruan te shihnin nje ekip pa ide dhe pa motivin e duhur sportiv ne fushe. Zhgenjimi i tyre eshte plotesisht i justifikueshem nga kendveshtrimi sportiv, pasi nje mbeshtetje kaq masive kerkon te pakten rezultate dinjitoze dhe jo nje lufte per ekzistence deri ne xhiron e fundit.
Tani qe kampionati ka perfunduar, kryesia e klubit ka perpara nje periudhe vendimtare per te analizuar gabimet dhe per te ndertuar strategjine e sezonit te ardhshem. Per ta kthyer klubin ne nivelet qe i takojne, hapi i pare duket te jete nje riorganizim i thelle i organikes. Pritet qe rreth 70 perqind e futbollisteve aktuale te largohen, pasi kane mbyllur ciklin e tyre dhe nuk u jane pergjigjur pritshmerive te klubit. Krahas ndryshimeve ne fushe, edhe stoli teknik kerkon nje qasje te re. Eksperienca e ketij sezoni tregoi se skuadres i nevojitet nje drejtim i ri dhe nje trajner qe mund te ndertoje nje grup kompetitiv e te aplikoje nje futboll modern. Mbi te gjitha, çdo afrim i ri duhet te behet permes nje projekti afatgjate dhe nje skautimi te mirefillte, duke sjelle lojtare cilesore qe e justifikojne investimin dhe besimin e drejtuesve.
Ditet ne vijim do te jene percaktuese per te ardhmen e SC Gjilanit. Kryetari Fatlum Pireva dhe bashkepunetoret e tij kane deshmuar vullnetin per ta mbeshtetur klubin pa kushte, por tani eshte momenti per vendime te prera sportive. Pritet te shihet nese do te perdoret “fshesa” e domosdoshme per te spastruar skuadren nga ata qe nuk performuan, ne menyre qe edicioni i ardhshem ta gjeje Gjilanin si nje pretendent serioz ne majat e futbollit kosovar.





