LAJME

AAK do të formojë edhe dy nëndegë të reja në Bayern të Gjermanisë

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës (AAK) po vazhdon të zgjerohet e strukturohet në Gjermani edhe atë falë punës së palodhshme të kryetarit të kësaj dege në Gjermani, Ukë Blaka, kryetari i Degës së AAK-së në Bavari, Selim Hoti dhe koordinatori i Degës së AAK-së në Bavari, Besnik Pangjaj dhe veprimtarit të palodhshëm Ilmi Mustafa.

Gjithnjë në kuadër të aktivitetit të prditshëm, këtë fundjavë, dega e AAK-së në Bavari mbajti sot takim me Këshillin organizativ në Augsburg dhe me Këshillin organizativ në Donawörth, ku ndër të tjera u diskuta lidhur me formimin edhe të dy nëndegëve të reja në Bayern.

Këto dy nëndegë do te formohen me datë 19 nëntor 2023.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj, kryetari i Degës së AAK-së në Bavari, Selim Hoti dhe koordinatori i Degës së AAK-së në Bavari, Besnik Pangjaj.

You Might Also Like