SPORTI

Adi Sylqevci, dikur i suksesshëm në sportet luftarake, tash udhëheqës i Dardanëve

Dikur karateist, luftëtar në Thai Box e në sporte të tjera luftarake e sot një tifoz i flaktë i Përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe i Dritës së Gjilanit, por edhe organizator i shquar dhe veprimtar në diasporë.

Është ky Adnan (Adi) Sylqevci me prejardhje nga Gjilani, i cili në kohën kur Kosova po përballej me dhunën serbe, shkaku i aktivitetit ishte larguar në Zvicër, ku zhvillon aktivitetin edhe sot.

Sa herë që i jepet mundësia, Adi Sylqevci kthehet në vendlindje, takon shokët e dikurshëm që edhe sot është shumë i afërt me ta, kujtojnë kohën kur në vitet e nëntëdhjeta ishte shumë e vështirë të merrej me sport.

Adni qysh si i ri kishte nisur të merrej me sportin e karatesë, që ne vitin 1993, kur po ndërtohej një karate e gjeneratës së artë të Gjilanit, nën urdhrat e kryetrajnerit Idriz Musliu. Adi Sylqevci ishte një karateist shumë premtues, por në vitin 1997, ai ishte i detyruar që të largohet.

Dëshira për t’u marr me sport nuk iu zbeh as në mërgim. Ai me të mbërrirë në Zvicër, nisi të merrej me Full Kontakt, bodibilding e sukseset më të mëdha i arriti në Thai Box, tash me trajnerin e mirënjohur Azem Maksutaj. Adi Sylqevci veçon dy sukseset më të mëdha të tija, atë të vitit 2001 në Basel, kur kishte rrëmbyer vendin e parë e më pas edhe më 2006 në një turne ku doli i dyti.

Tash, mbi 20 vite më pas, Adi nuk i është ndarë sportit, ai vazhdon të jetë i lidhur me vendlindjen e me Kosovën.

Sa herë që Kosova luan ndonjë ndeshje, Adi organizon tifozët më të flaktë Dardanët në ndeshjet që ekipi i ynë i zhvillon kudo në Evropë.

Autobusë të shumtë ia kanë mësyrë vendeve evropiane si në Ceki, Maltë, Bullgari, Islandë, Norvegji e gjetiu, ku tifozët tanë, të organizuar nga Adi Sylqevci kanë përkrahur përfaqësuesen tonë.

“Pos përfaqësueses sonë, në zemër e kam edhe Klubin e Futbollit Drita, i cili po arrin suksese edhe në arenën ndërkombëtare”, thotë Adi Sylqevci, i cili ka qenë organizatorë i tifozëve që në Lozanë të Zvicrës kishin shkuar për të përkrahur FC Dritën në parakualifikueset e Champions League.

Adi Sylqevci, thekson se Kosova dhe Drita kanë zënë vend në zemrën e tij dhe beson se e ardhmja për sportin Kosovar do të jetë edhe më e ndritur./kryelajmi.com/.

You Might Also Like