Shumë herë është thënë se topi i futbollit është “magjik”, dhe se vështirë mund të ndahësh nga ai pa marrë parasysh ku jeton dhe vepron.
Trajneri i ri, Adil Maliqi, i cili prej ardhjen e ka nga fshati Busavat i Kamenicës karierën e tij e kishte zhvilluar në Grasshopper e Winterthur të Zvicrës, por lëndimin që kishte pësuar e largoi nga fusha e futbolllit aktiv.
Adili së bashku me vllaun e tij Sokolin, kishin bër emër në futbollin Zvicran ndërsa Sokoli kishte zhvilluar karierën edhe në Qipro.
31 vjeqari trajneri, Adil Maliqi, me mjaft sukses është duke i prirur timonit të skuadrës Zvicrane në kategorin e katërt Wurenlos, me gjasa të mëdha në kampionatin e ri të hyn në kategorin e tretë të futbollit Zvicran.
“Skuadra SV Wurenlos është një skuadër mjaft e kopletume në mesin e sajë ka futbollist cilësor dhe në edicionin e ri të garave synim do të kemi inkuadrimin në ligën e tretë të Zvicrës”, shprehet Maliqi.
Maliqi i cili këto ditë po qëndron tek familjarët e tij në Kosovë ka disa fjalë për futbollin e Kosovës
“Në jemi një vend me plot talent të futbollit por mjerisht këta vetëm mbesin talent pasi nuk punohet me ta dhe anashkalohen, duhet kuptuar se pa talent dhe pa punë profesionale nuk mund të ketë sukses ata për gjithmonë do të mbesin talent ndërsa kariera e tyre futbollistike shkatrrohet”.
Maliqi thekson se në mënyrë urgjente duhet të shkollohen trajnerët e ri dhe të importohen trajner të kalibrit të lartë për të punuar me talent të futbollit.
“Çdo shtet në Evropë randësi të madhe i kushtohet talentëve, dhe ekspertët më të mirë të futbollit punojnë me këta talent për ti bër emra të mëdhej të futbollit por kjo mjerisht nuk bëhet në futbollin e Kosovës dhe ky është një minus i madh edhe për klubet e njëashtu edhe për Kombëtarën e Kosovës në futboll”.
Se a do ti kishte prirë ndonjë skuadre të Kosovës në Superligë apo Përfaqësueseve të Kosovës të kategorive të reja trajneri Maliqi theksoi.
“Mundësia ime e vetme është të punoj në njërën nga Përfaqësueset e Kosovës të kategorive të reja, të dëshmoj se si punohet në mënyrë profesionale dhe ti zbatoj metodat më të reja të futbollit
bashkohore të cilat i përdorin klubet e mëdha të futbollit, shpresoj se ndokujt nga Federata e Futbollit të Kosovës do ti kujtohet se në futbollin evropian ka edhe shqiptarë që me zemër e me dituri do të kontribonin për shtetin e Kosovës, këtë mundësi do ta pranoja me dëshirë për vendin tim”.
Maliqi ka bër të ditur se në mënyrë urgjente duhet të rregullohet infrastruktura sportive për të pasur suksese, dhe njerzit që udhëheqin klubet e tyre duhet të kenë njerz profesionist neqoftëse dëshirojmë të jemi në hap me futbollin evropian.