Numri më i ri i revistës letrare AGMIA, i dyzetetreti me radhë, një hapësirë të konsiderueshme ia ka kushtuar krijimtarisë së tij letrare, duke përfshirë krijime nga opusi i tij poetik po, edhe dy vështrime letrare, i pari nga prof. dr. Anton Nikë Berisha si dhe i dyti, nga kritiku letrar, Prend Buzhala.
Përderisa studiuesi i rryer i letërsisë, A.N. Berisha sjell një vështrim të zgjeruar për poezinë e njërit nga emrat më të shquar të letërsisë bashkëkohëse ardbëreshe, Vore Ujkos, Prend Buzhala shtjellon poezinë KOSOVA, duke spikatur, jo vetëm dashurinë, mallin, brengën po dhe artin poetik të këtij poeti, i cili s’do mend, hyn në radhën e penave të shquara shqiptare.
Ky numër, i cili mbështetet financiarisht nga MKRS-ja, përmes departamentit të kulturës me propozimin e Këshillit të librit, sjell dhe krijime të tjera, duke vazhduar me publikimin e krijimeve të marra për botim nga “Pena e Flakës”, 2024.
Shkaku i interesimit publik dhe të vetë krijuesve, po e publikojmë në tërësi, përmbajtjen e këtij numri, i cili do të shpërndahet përmes veprimtarive letrare të vjeshtës, përkatësisht VJESHTËS LETRARE TË GJILANIT, që nis nga data 19 tetor 2024.
PASQYRA E KRIJIMEVE QË JANË PUBLIKUAR NË NUMRIN 43 TË REVISTËS LETRARE “AGMIA”:
Vorea Ujko:
Fshehtësi e rrënjëve ( Cikël poetic ), 5
Anton Nikë Berisha:
Mbi disa qenësi të poezisë së Vorea Ujkos, 14
Prend Buzhala::
Kosova e Vorea Ujkos, një gjeoppoetikë e shpirtit, 47
Kaltrina Berisha:,
PESË POEZI 54
Zyrafete Shala:
Gjur,mimi poetik i mëkateve të njerëzimit, 62
Arbër Ahmetaj:
Rojet e ujqërve, 68
Eljesa Halimi:
Kosova, toka ime e bukur, 71
Redina Shkoza:
Legjenda për vashën e erës, 72
Apollon Karadaku:
Maria Magdalena, 75
Ibush Vishi:
Pranë shtatores së Kadri Zekës,
Preng Maca:
Mure të holla, 81
Oriada Dajko:
Ujët e pafolun, 85
Biser Mehmeti:
Kohë e armuar, 94
Rozafa Shpuza:
Narcizëm falls, 97
Muhamet Halili:
Fiks në ora tre pasmesnate, 102
Izet Abdyli:
Lufta me Çaushin, 109
Lulzim Hajdari:
Shkrimtari i panjohtun i një qyteti të vogël, 113
Selvete Abdullahu:
Paqja e vonuar, 119
Bajramali Selimi:
Konsulli perandporak, 121
Fatjona Abdullahi:
Parak në kohë, 126
Nurie Baduni:
Veshur me dhembje, 130
Erdonitë Henini:
Me m’dasht’, 133