Në ko prani të Kryetarit të Komunës, z. Kadri Rahimaj, është nënshkruar marrëveshja e sponsorizimit mes kompanisë Air Energy & Guris dhe klubit Kika.
Në këtë ceremoni, mori pjesë drejtori i kompanisë Air Energy, z. Ibrahim Akyol, së bashku me stafin e tij shoqërues Xhejlane Morina, Flamur Biqkaj dhe Leonard Hisari.
Nga klubi Kika, në nënshkrimin e marrëveshjes ishin të pranishëm kryetari i klubit, z. Naim Biqkaj, dhe Drejtori Sejdi Latifaj, të cilët shprehën falënderimin e tyre të sinqertë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me kompaninë.
Ky bashkëpunim, i cili tashmë vazhdon, ka qenë një mbështetje e çmuar për klubin Kika, duke kontribuar në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e tij.
Kompania Air Energy & Guris vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm për klubin, duke dëshmuar përkushtim të veçantë ndaj sportit dhe komunitetit tonë.
I falënderojmë për këtë mbështetje të vazhdueshme dhe presim që ky bashkëpunim të sjellë suksese të tjera në të ardhmen!