ARSIMI

AKA akrediton Programin e Studimit Matematikë Arsimore në UKZ

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka akredituar Programin e Studimit Matematikë Arsimore të Fakultetit të Ri, të Shkencave Aplikative.

Tani Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan iu shtua edhe një Njësi e Re Akademike, Fakulteti i Shkencave Aplikative.

Me këtë rast, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka thënë se me këtë Fakultet dhe Program të ri synojmë që të përmbushim mungesën arsimtarëve të matematikës në shkollat fillore dhe të mesme ne Kosovë.

Kështu, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), me datë 18 Qershor dhe 15 Korrik mbajti mbledhjet e saj nr. 73 dhe 74.

Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan Raportet Finale për nivelin Institucional dhe atë të Programeve të Studimit, të hartuara nga panelet e ekspertëve ndërkombëtar. Mbi këtë bazë KShC i AKA-së mori vendimet mbi akreditimin e IAL-ve dhe programeve të tyre të studimit.

Për të parë listën me vendime për akreditim apo mos akreditim të programeve të studimit klikoni në këtë vegzë: http://www.akrediti

You Might Also Like