Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 07.02.2025 – 13.02.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë (1288) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i nëntë (9) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tre (23) ngasës.
Në përputhje me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.