Futboll

Alagiq: Duhet shumë punë që Drita të marr formën e duhur

Është emër i njohur në futbollin botëror, andaj edhe është i vetëdijshëm se në çfarë gjendje e ka marrë FC Dritën, andaj kryetrajneri i ri Amir Alagiq do të bëjë përpjekje që ekipin bardh e kaltër t’a nxjerrë nga kjo gjendje e vështirë.

Me vetëm tri pikë të tubuara edhe ato që në xhiron e parë, FC Drita është pozicionuar në pjesën e poshtme të tabelës, kurse para vetit ka një orar të vështirë në xhirot në vijim.

Trajneri boshnjak që sapo ka zbarkuar në Gjilan, thotë të ketë patur stërvitjen e parë me lojtarë e sipas tij duhet shumë punë që ekipi të marr formën e duhur. “Do të punojmë shumë me qëllim që të stabilizojmë gjendjen e ekipit. Do të përpiqemi që të mbledhim sa më shumë pikë me qëllim që të përmirësojmë gjendjen në tabelë”, thotë kryetrajneri i ri i Dritës, i cili është mirëpritur në Gjilan dhe po shihet si shpëtimtari, ngase ekipi i Dritës ka shënuar katër humbje radhazi.

You Might Also Like