Futboll

Alagiq i kënaqur me lojën, por jo edhe me rezultatin

Qëndroi për 90 minuta, por jo edhe në kohën shtesë. Drita ka pësuar, kurse Amir Alagiq, trajner i saj, ka shënuar edhe humbjen e dytë.

“Jemi duke e krijuar ekipin. Kemi mungesa. Na mungon një qendërsulmues dhe një ndërtues i lojës, por nga dita në ditë po e përmirësojmë lojën. Na duhen lojtarë të tjerë, por unë jam i kënaqur me lojën”, ka thënë Amir Alagiq, që ka shtuar se për të do të jetë i mirëserdhur pushimi për shkak të lojës së përfaqësueses së Kosovës, ngase këtë kohë do t’a shfrytëzojë për të punuar edhe më shumë dhe për të ndërtuar ekipin.

You Might Also Like