Federata e Karatesë e Kosovës ka emëruar Alban Beqirin në pozitën e Drejtorit Sportiv.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Beqiri, i cili ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga kryetari i FKK-së, Besart Baruti, sekretari Nazmi Gashi dhe Bordi Ekzekutiv.
Ai ka theksuar përkushtimin për të kontribuar në zhvillimin e sportit të karatesë në vend.