Gjilan

Arben Mehmeti uron qeverinë e re, por ka vërejtje që Gjilani nuk përfaqësohet në të

 

Ja postimi i plotë i tij:

 

Urime Qeveria e re e Republikës së Kosovës në udhëheqjen e LDK-së dhe kryeministrit Prof.Dr.Avdullah Hoti.

Mbetem pranë vërejtjes për mungesë të përfaqësimit të Gjilanit dhe uroj dhe shpresoj që kjo qeveri të reflektoj me përmirësim të imazhit sa i përket përfaqësimit në raport me Gjilanin.

Tashmë LDK e Gjilanit i ka 4 deputetë në kuvend të Kosovës dhe kjo është një argument se ka rëndësi ky fakt.

Nëse Gjilani vazhdon të injorohet në përfaqësim atëherë nuk na mbetet tjetër veç të pajtohemi për ndonjë shkëmbim territorial dhe Gjilani t’i bashkohet Kosovës Lindore.

Urime dhe suksese Qeveris së re të Kosovës.

 

You Might Also Like