Gjilan

Arbër Ismajli: Muaji Janar ka të shënuara ditët më të lavdishme të historisë sonë

 

 

Muaji Janar ka të shënuara ditët më të lavdishme të historisë sonë. Acari i ftoftë shumë herë ka përflakë dhembshëm dhe në mënyrë të trishtë rrugëtimin e kauzës sonë kombëtare. Vdekja e Gjergj Kastrotit Skënderbeut, vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova, vrasja e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, vrasja e dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, vrasja e Tahir, Enis e Hasan Zemaj, e vrasja e shumë dëshmorëve të tjerë, janë fanar i pa shuar i mbamendjës sonë se liria që gëzojmē sot, ka pasur sakrificën e djalërisë më të mirë të kombit.

Manifestimi shumëkulturor “Flaka e Janarit”, e cila përmes artit ruan dhe kultivon mbamendjën tonë kombëtare, është nga manifestimet më të mëdha kombëtare që ka epiqendër Gjilanin tonë! ”Flaka e Janarit” ka përcjellur me gjakun e dëshmorëve po thuaj tërë Janarët e kalendarit të historisë sonë, është e jona sot që të shprehim përkushtim dhe përgjegjësi për ta bërë këtë vend të mirëqenë për ne dhe brezat që vijnë pas. Jemi ne ata që duhet të kalitim dhe farkojmë idealet e tyre. Askush nuk mund të lëkund dëshirën e vendit tonë për liri.

Fanari i dëshmorëve mbetet me dritë për jetë e mot.

Zoti i bekoftë qytetarët tanë të mirë, Zoti e bekoftë Kosovën!

Arbër Ismajli

You Might Also Like