Gjilan, 13 shtator 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 13.09.2024 kanë arrestuar Z.H. (viti i lindjes 1976, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej dy (2) vite e dy (2) muaj për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.