Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Gjilan, 23 shkurt 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 22.02.2023 ka pranuar informatë se në një rrugë të qytetit të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri.
Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar lokacionin dhe arrestuar personin e dyshuar A.N. (1975) i cili dyshohet se me armë zjarri kishte shtënë në ajër. Nga i dyshuari zyrtarët policor si dëshmi për gjykatën kanë konfiskuar një (1) armë zjarri të tipit Zoraki të kalibrit 9 mm, si dhe njëzet e dy (22) gëzhoja të kalibrit 9 mm.
I dyshuar pas arrestimit është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.