KRONIKË E ZEZË

Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie

Gjilan, 02 mars 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan sot me datën 02.03.2023 ka arrestuar të dyshuarin M.B. (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar).

Arrestimi i tij është bërë në bazë të një urdhër ndalimi policor gjatë tentativës së tij për të kaluar në një pikë kufitare. M.B. ishte i kërkuar në bazë të dyshimit se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ,,Zjarrvënje’’, rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një lokal biznesi (shitore) të pajisjeve elektrike në Gjilan.

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Rajonale e Policisë/Gjilan Regionalna Policijska Dir

You Might Also Like