KRONIKË E ZEZË

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore, dënuar për vjedhje të rëndë

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Gjilan, 06 tetor 2023

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan me datën 05.10.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin E.M. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një (1) vit e pesëmbëdhjetë (15) ditë për veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

You Might Also Like