KRONIKË E ZEZË

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore i dyshuar për disa raste të “Vjedhjeve të rënda” 

 

Gjilan, 14 gusht 2024   

                                                                                                                                                         
Sot më datë 14.08.2024 rreth ora 10:30, Drejtoria Rajonale e Policisë – Gjilan Njësiti i hetimeve nga stacioni policor në Gjilan, në bashkëpunim edhe me Njësinë e urdhëresave të SP-Gjilan, përmes rrugëve operative kanë arritur deri te informacioni mbi vendndodhjen e të dyshuarit  H.  I.  i lindur më (2003) me vendbanim në Gjilan për disa raste të vjedhjeve të rënda. 

 

Nga ana e Policisë së Kosovës Stacioni – Gjilan i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar.  

I njëjti është Intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku janë gjetë prova të qëndrueshme  se ai dyshohet të jetë i involvuar në këto vepra penale, pas intervistimit mee vendim të Prokurorit të PTH-Gjilan i dyshuari është ndaluar për 48 orë. 

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. 

 

You Might Also Like