Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur konferencë për medie sot, pranë çerdhes në lagjen Arbëria, ku anëtarja e Kryesisë znj. Shqipe Kastrati – Haziri, ka paraqitur shqetësimin e radhës në fushën e arsimit.
Çerdhja në lagjen Arbëria nuk është as për së afërmi përfundimit, ndërkohë që në këtë instutucion janë pranuar me konkurs stafi teknik dhe stafi profesional, e gjithashtu edhe fëmijët.
Komuna e Gjilanit, gjatë qeverisjes së përgjegjshme të LDK-së, e ka fituar grantit për ndërtimin e kësaj çerdheje nga Bashkimi Evropian, dhe tash e afersisht 3 vite, Komuna është dashur të perfundojë proceset tjera, për të cilat ka hapësira për dyshime.
Në vend se të merret me proceset të cilat i ka detyrë/ obligim t’i përfundojë si inventarizimi i brendshëmm i objektit, furnizimi me pajisjet sanitarisë, rregullimin e plotë i kuzhines dhe pjesëve përcjellëse për çerdhe (depo për ushqim) e themelimin i Instutucionit – me vendim nga MASHT, kjo administratë vazhdon me dinamikën e breshkës. Edhe pas tri vitesh, aty ku e lamë po e gjejmë objektin e çerdhes.
Kjo qeverisje komunale vazhdon të na shokojë çdo ditë e më shumë!