Të rrallë janë politikanët e asembleistat të cilët pagën e tyre e dhurojnë për kategorinë e njerzve me nevojë, por për asambleistin e ri të PSD në Dardanë, Fitim Gagica, kjo temë nuk është e pa realizuar. Fitim Gagica i cili njihet në qytetin e Dardanës si njëri ndër humanistët e afaristët e suksesshëm në Dardanë e më gjërë, me numrin e votave të zgjedhjeve të 17 tetorit ka fituar një vend në asamblenë komunale të Dardanës, në partinë e kryetarit të tanishëm Qëndron Kastrati me numër 18. Gagica publikisht ka deklaruar se pagën e asambleistit nuk do ta merrë dhe kjo shumë e të hollave e cila kap shifrën 10.560 euro për 4 vite, do t’ju dedikohet familjeve të cilat kanë nevojë. Asambleisti i ri Fitim Gagica duke ndjerë obligim ndaj qytetarve ka falenderuar të gjithë ata që e kanë votuar. “ Jam shumë i nderuar për besimin e dhënë, unë do të jem zëri i juaj për të mirën e juaj e të Komunës së Dardanës, do të jem gjithmonë vetëm për ju dhe do t’ju përfaqësoj në mënyrën më të mire të mundshme për hirë të popullit për të cilin kam konsiderat të jashtëzakonshme. Me shumë dëshirë e krenari, deklarohem se paga ime e Asambleistit për 48 muaj do të shkon për familjet të cilat kanë nevojë pasiqë populli im është më i veqant se politika”. Fitim Gagica është një shembull unik për popullin e tij në politikën e Kosovës, e këtë shembull të Gagicës vështirë se do ta hasim në politikën Kosovar
You Might Also Like
-
Ish-ministri Bejtush Gashi sërish vizitoi brezin kufitar
-
Dardanapress organizon tryezën me temën “Përfshirja e Trashëgimisë Kulturore në planet zhvillimore Komunale”
-
KF Kika me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen e tifozit të saj, Agim Musliu
-
Me 20 Mars, përkujtohet Shefik Beqiri -Komandant “Dardani”