Futboll

Atmosferë e zjarrtë në ndeshjen Bashkimi – Dardana

Në ballafaqimet mes veti, dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani dinë të bëjnë atmosferë të zjarrtë, por ky rivalitet si duket është bartur edhe në komunën e Kamenicës ndërmjet Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës, ekipe këto që kanë pretendime për rang më të lartë garash. Bashkimi i Koretinit, që është i pari dhe Dardana që është e dyta janë përballur këtë të enjte dhe mbi të gjitha në këtë ndeshje ka dominuar atmosfera që e kanë krijuar shikuesit e të dy ekipeve. Në këtë ndeshja, të pranishëm kanë qenë qytetarë nga e tërë Malësia e Kamenicës, por edhe nga rrafshi, nga Gjilani e vende të tjera.

Shikuesit e Dardanës dhe ata të Bashkimit nuk janë përmbajtur, duke zbrazur tërë arsenalin e tyre me mjete piroteknike që në pjesën e parë, për çka ndeshja është dashur të ndërprehet dy herë, të parën herë nga tymi i kaltër që i tifozëve të Dardanës e më pas edhe ai portokalli që e krijuan shikuesit e Bashkimit të Koretinit.

You Might Also Like