Gjilan

Aurelë Shala përfaqësoi Kosovën në Samitin më të madh botëror “One Young World”

Në Montreal të Kanadës është mbajtur Samiti më i madh botëror – ndërkombëtar “One Young World” në të cilin ka marrë pjesë edhe e reja Aurelë Shala nga Gjilani, e cila kishte nderin që të merr  në rolin e përfaqësueses së Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht edhe si delegate.

Siç ka theksuar Aurelë Shala, samiti kishte të bënte kryesisht me liderët e rinj në botë, të cilët mblidhen për të diskutuar çështje globale dhe për të ofruar zgjidhje inovative në fusha të ndryshme, siç janë: paqja, të drejtat e njeriut, lidershipi dhe të tjera.
Aurelë Shala ishte delegatja më e re në këtë samit, pasi që ajo është vetëm 19- vjeçare.

Kjo studente e shkëlqyeshme theksoi se ajo studion në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës, andaj edhe temat e diskutuara në Samit ishin në interesin dhe fushën e studimeve të saja, pra në atë të drejtësisë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like