Tre policët kosovarë të kindapuar nga forcat serbe kosovarë (Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka) u liruan sot. Ndaj të njëjtëve, në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë është konfirmuar aktakuza për veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet. Në lidhje më ketë rast, avokati i njohur, Arsim Vranovci ka treguar se a rrezikohen ata në aspektin juridik. “Sipas informatave, ata janë liruar në procedurë të rregullt, mirëpo jo nga ndjekja penale. Sidoqoftë, kjo nuk do të jetë problem sepse edhe nëse lëshon letërrreshtim ndërkombëtar Serbia, nuk pritet që të ketë pasoja ligjore apo që ata të ekstradohen në Serbia, ngase komuniteti transatlantik kanë kërkuar lirimin e tyre të pakusht ngase të njëjtit nuk kanë kryer asnjë vepër penale dhe se janë kindapuar brenda territorit të Republikës së Kosovës, për sigurinë e secilës, përgjegjës është KFOR-i”, thotë ai. Vranovci poashtu theksoi se lirimi i tyre ka ardhur edhe si rezultat i presionit të SHBA-së dhe BE-së. Sipas avokatit, Serbia ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara, konkretisht Nenin 2, paragrafin 4. “Lirimi i 3 policëve të Kosovës të kindapuar nga policia serbe është lajm i mirë. Lirimi tyre ka ardhur edhe si rezultat i presionit të SHBA-së dhe BE-së. Sqarimi qeverisë dhe ministrisë së punëve të brendshme tregon qartë që ata janë “arrestuar” Brenda teritorit të Republikës së Kosovës. Veprimi i Serbisë përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, duke cenuar integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Po të kalonin kufirin e Kosovës policët Kosovar, atëherë ka mundur të akuzohen për veprën penale kalim të paautorizuar të kufinjëve nga ana e Serbisë, mirëpo ata janë kindapuar brenda teritorit të Republikës tonë, me ç’rast Serbia ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara, konkretisht Nenin 2, paragrafin 4 i cili thekson se “Të gjithë anëtarët do të përmbahen në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi ose përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti, ose në çdo mënyrë tjetër që nuk është në përputhje me qëllimet e Kombeve të Bashkuara”. Kjo nuk është shkelja e vetme, por shkelja kryesore”, u shpreh avokati.