Sportet me dorë

Bajram Isufi zgjidhet anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës

Bajram Isufi, kryetar i Klubit të Hendbollit Zhegra, anëtare e Superligës së Kosovës në Hendboll, është zgjedhur anëtari më i ri i Bordit në Federatën e Hendbollit të Kosovës (FHK).

Bajram Isufi, punëtor i vyeshëm sportiv është një ndër njerëzit më meritorë në sukseset e KH Zhegra, ekip ky, që ndonëse nga një lokalitet që mëton të bëhet komunë, ia doli që emri i Zhegrës të dëgjohet kudo edhe atë më së tepërmi falë hendbollit. Bajram Isufi ka dhënë dhe po jep një kontribut të çmueshëm në promovimin e hendbollit jo vetëm në Zhegër e Gjilan, por edhe më gjerë, andaj ai me plot meritë është zgjedhur në këtë pozitë dhe të gjithë hendbollistët dhe hendbolldashësit janë të bindur se ai do t’a arsyetojë këtë besim që i është dhënë dhe si është më së miri do t’i përfaqësojë interesat e hendbollit.

Pas zgjedhjes në këtë post, të parët që i kanë uruar janë anëtarët e kryesisë, lojtarët dhe tifozët e KH Zhegra, kurse të gjithë i dëshirojnë sukses në detyrën.

You Might Also Like