Ka përfunduar ndeshja kampionale në kuadër të Ligës së dytë të Kosovës, Grupi B, në të cilën Bashkimi nga Koretini ka ngadhënjyer bindshëm ndaj KF.”TEFIK ÇANGA me rezultat bindës 3:0. Golashënues për Bashkimin ishin: Valmir Ramadani, Taulant Kurteshi dhe Dardan Dërmaku.
Me këtë fitore Bashkimi mbetet në garë për inkuadrim në Ligën e Parë të Kosovës, që është synim i kahershëm i këtij ekipi.