Bezi Osmani përshkruan takimin me idolin e saj William Walker
Shefjla e kabinetit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Bezi Osmani me shumë krenari dhe nostalgji ka përshkruar takimin e saj emocional me njeriun që alarmoi botën demokratike për masakrat Serbe, që u bënë në fshatin Reçak me 15 janar 1999, ku ishin masakruar 45 shqiptarë.
“Kam qenë fëmijë dhe shumë e re, ishin kohëra shumë të vështira, pushteti serb digjte dhe vrante popullin e pafajshëm Kosovar. Një gjë e tillë ndodhi edhe në Recak ku u masakruan shumë shqiptarë, por ish-shefi i OSBE-së, William Walker për këtë masakër alarmoi botën demokratike se shteti Serb me paramilitarët dhe ushtarët e saj po bënin masakër në popullin e pambrojtur shqiptarë.
Prej atij momenti, kam shumë konsideratë dhe respekt për njeriun e madh
të popullit shqiptar William Walker, që alarmi i tij më vonë rezultoi me hyrjen e NATO-së në Kosovë”.
Për Bezin takimet me ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, janë të veqanta sa herë që i jepet mundësia ta takoj.
“Sa herë që e takoj kam emocione të veqanta, me kujtohet Reçaku, më kujtohet gjenocidi Serb mbi popullin tim, por jam shumë krenare që e takoj këtë mik të madh të shtetit të Kosovës, i cili fjalët e tij në vitin 1999, ishin fjalë historike që nuk mundem ti harrojë kurrë”, thekson Bezi Selami Osmani.
William Walker kishte deklaruar se masakra e Recakut ishte ngjarja më trishtuese në jetën tij.