Libri

BISER MEHMETI, NJË LËVRUES I DENJË I TREGIMIT

TAVOLINA LETRARE E SË SHTUNËS

BISER MEHMETI, NJË LËVRUES I DENJË I TREGIMIT

Pas disa musa mujave mungesë, Ars Clubi “Beqir Musliu”, si një intermeco muzikore gjatë ediicionit të dhjetë të Manifestimit, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, rikthen në skenën kulturore të këtij qyteti veprimtarinë e titulluar, “Tavolina letrare e së shtunës”.
“Fajtor” kryesor i këtij bashkëbisedimi krijues e vlerësues, ishte libri më i ri me tregime i shkrimtarit Biser Mehmeti, që u botua këto ditë përmes Shtëpisë botuese “Beqir Musliu” , botim që u ndihmua financiarisht nga Komuna e Ferizajt.
Na hapësirat e kafiterisë “Te Fontana”, aty ku nis Sheshi kah Ura e Muskotorit, u mblodhën krijues nga Gjilani, Kamenica e Ferizaj, të cilët përveç se e përgëzuan për librin më të ri me tregime, “TAKIMI ME VRASËSIN TIM”, Bisewr Mehmetin, bashkëbiseduan me këtë rast edhe për vlerat artistike të këtyre 20 tregimeve po edhe për opusin kkrijues të këtij shkrimtari mjaft të frytshëm ferizaajas me rr♪7një nga Karadaku i Gjilanit, i cili, brenda këtyre 15 viteve ( 2004 – 2019 ), boti gjithsejt tetë vepra letrare, prej tyre, pesë romane, dy libra me tregime dhe një përmbledhje poetike.
Emra të njohur tashmë nga fusha e letërsisë, nga këto qytete, si Sabit Rrustemi, i cili edhe e drejtopi këtë bashkëbisedim, Afrim Demiri, Mehmetali Rexhepi, Nijazi Ramadani, Nexhat Rexha , Albinë Idrizi, Sherafedin Kadriu e Selvete Abdullahu, vlerësuan me fjalë të larta, krijimtarinë në prozë të shkrimtarit Mehmeti, po spikatën edhe vlerat artistike të veprave të tij, e në këtë rast me theks te tregimet e këtij libri, duke konstatuar se, Biser Mehmeti, me tregimet e tij, jo vetëm plotëson një boshllëk të këtij zhanri në letrat shqipe këtu në Kosovë, por edhe është lëvrues i denjë i tregimit .

Gjilan, 7 dhjetor 2019

You Might Also Like