OPINION

Bislimi telall i inskenimeve të Lutës

 

Shkruan: Ismet Rashiti

Dështaku politik i Gjilanit, humbësit të 94% të votave të gjilanasve, tashmë si ka mbetur rrugë tjetër përveç se të ushtroj punën e tellallit profesionist për mbulimin e inskenimeve të kryetarit në ikje, Lutfi Haziri. Lëvizjet e tij politike sa andej këndej dhe kapja e Bislimit tek një lidhje pa lidhje,  dëshmojnë më së miri se sa serioz është  reagimi i tij ndaj një deklarate të deputetit, Ismajl Kurteshi. Si opinionist, mund të them me kompetencë profesionale se z. Haziri ashiqare e keqpërdori këtë tribunë për propagandë paraelektorale, duke i atribuuar vetes « meritat » që si ka as në themelimin e Universitetit « Kadri Zeka », as në mbarëvajtjen e këtij institucioni të lartë, e aq më pak për perspektivën e tij sipas standardeve të njohura  akademike. Si duket z. Lutfi Haziri, iu kanë përzierë lamshat dhe nuk po arrin t’i dalloi kompetencat komunale prej atyre qeveritare, ndaj në këtë  mënyre është bërë qesharak para qytetarëve gjilanas. Edhe me këtë rast, z. Haziri, siç e ka zakon foli me gjuhën e premtimeve elektorale të cilat nuk kanë asnjë mbulesë financiare, duke u përpjekur si një adoleshent politik të marrë « merita » pa asnjë meritë.

Zoti Bislimi që nuk ke mbetur asnjë gram Faton, duhet ta dish dhe besoj se kaq mund të dish, se aktualisht Gjilani është në balotazh dhe nuk ka « zot shtëpie », siç je përpjekur të manipulosh me instutucionin e kryetarit komunal. Hija e « kryetarit » në të cilën jini thirrur, dorën në zemër, me përrallat e tij, edhe kësaj radhe e keqpërdori rrast këtë ngjarje të rëndësishme akademike. Duke lexuar reagimin tuaj, z. Bislimi më dolën parasysh ata tellallët e vjetër të LKJ-së që me pompozitet, i mbronin sekretarët partiak për të arriturat e të paarriturat asnjëherë, duke i akuzuar « armiqtë e brendshëm » si « nacionalistë » e « separatistë ». Po mos u mërzit për këtë gjuhë sepse familja Kurteshi dhe deputeti Ismail Kurteshi janë  të përgatitur t’i bëj ballë shpifjeve të tilla kaq të ulëta të lidhura me ndonjë post apo vend pune.   Autoritetin e z. Kurteshi nuk mund t’a zbehin në asnjë mënyrë reagimet e këti niveli, duke u thirrur në terma e afërsi familjare si e vetmja e vërtetë që kini sjell në reagimin tuaj të porositur.

Krejt në fund desha të them se klienti juaj, tashmë e ka veç hijen e zezë në institucionin e kryetarit komunal, ndaj përpiqu të gjesh strehë diku tjetër.

You Might Also Like