Blend Baftiu nuk do të jetë më pjesë e Ballkanit.
Pas katër viteve qëndrim në Suharekë, Baftiu është larguar nga kampioni në fuqi i Kosovës.
Ka qenë faqja zyrtare e Ballkanit që ka zyrtarizuar largimin e Baftiut.
Njoftimi i plotë i Ballkanit:
𝗙𝗔𝗟𝗘𝗠𝗜𝗡𝗗𝗘𝗥𝗜𝗧 𝗕𝗟𝗘𝗡𝗗 𝗕𝗔𝗙𝗧𝗜𝗨
Magjiku i skuadrës tonë, nga sot nuk do i mbrojë më ngjyrat e klubit portokalli.
Klubi ynë ishte shumë i interesuar për të vazhduar kontratën ,mirëpo Baftiu vendosi që të ndërroj ambient pasi që katër vite ka dhënë të gjitha për klubin tonë, ne si klub e mirëpritem vendimin e tij dhe patjetër se ai do të mbetet në historinë tonë.
Po largohet si kampion
Skuadra e falenderon për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar shëndet e suksese në karrierë.
Urojmë që kjo të jetë një mirupafshim e jo një lamtumirë!
‘Radio Star’ para pak ditësh kishte njoftuar se FC Drita, kishte arritur marrëveshje me Blendi Baftiun dhe ai pritet që së shpejti të zyrtarizohet tek skuadra gjilanase.
Marrëveshjet mes Blend Baftiut dhe skuadrës së FC Dritës tashmë është arritur, derisa Nuhiu dëshiron që sa më shpejtë ta ketë atë pjesë të ekipit.
Skuadra gjilanase, FC Drita, po tenton të përforcohet me futbollistë cilësor, ku së fundmi ka zyrtarizuar mbrojtësin anësor Besnik Krasniqi.
FC Drita pritet ti përmbush kërkesat e trainerit shkupjan Ardian Nuhiut, i cili tashmë me skuadrën ka arritur të siguroj plasmanin në garat europiane.
Blendi Baftiu pritet t’i bashkohet së shpejti skuadrës së FC Dritës në kampin e tyre stërvitor në javët në vazhdim./RadioStar/