Rinia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, në takimin e mbajtur të kryesisë, zgjodhi udhëheqjen e re të saj, me kryetar Burhan Isufi, agronom, si dhe pozitat tjera drejtuese, nënkryetarë dhe sekretarë të RDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës, edhe me këtë konsolidim të Rinisë në Gjilan, po fuqizohet çdo ditë e më shumë duke tërheq pas vete potencialin e madh e kreativ të energjive të reja, që ka komuna e Gjilanit.
“Është kjo edhe një dëshmi se Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan, me rininë e saj, me Gruan Demokratike dhe strukturat tjera të Degës, po i ofron Gjilanit atë që po i mungon tash e tri vite – lidership të përgatitur e të përgjegjshëm për sfidat që e presin në realizimin e objektivave dhe synimeve të saj, për qytetarët e Gjilanit”, ka thënë në fjalën e tij, kryetari Degës Zenun Pajaziti.
Ndërkaq, kryetari i posa zgjedhur i RDK-së, z. Burhan Isufi, në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi kryesinë për besimin e dhënë, duke i siguruar se përveç një përgjegjësie më të madhe, do të jetë i barabartë me ta, si bartës të proceseve të zhvillimit të PDK-së në Gjilan.