Where Dreams Come True.
Royal Hill Palace by Vali Ranch Resort


Në oragnizim të platformës mediale “Albinfo.ch” dhe Albpoint, janë duke u rrumbullakësuar përgatitjet e ngjerjes speciale në Resortin Ekskluziv – “Vali Ranch Resort” – në Përlepnicë të Gjilanit.

Nikoqiri i eventit, përvec që ka bërë publike pjesën e paraparë me programin e begatë, ka prezantuar edhe detaje tjera nga skenari i eventit “Neja e Diasporës” në “Vali Ranch Resort”, që parasheh një mori aktiviteteve tjera të cilat do të spikasin agjendën sensacionale ditore.
Fillimisht është para pjesa zyrtare e regjistrimit të pjesëmarrësve, hapja ceremoniale zyrtare me një fjalim nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, për t’u pasuar me një prezantim nga investitorë gjilanas nga diaspora, gjegjësisht investitori më i madh, Fehmi Fetahi.

agjendajpg_a.jpg (1060×1500) (albinfo.ch)
Kjo pjesë ceremoniale hapëse do të përcillet me aktivitete si në vijim:
*Karaoke inkurajon mysafirët të këndojnë këngët e tyre të preferuara;
*Facepainting për fëmijë;
*Gara në kalërim: gara kalëruese për fëmijë dhe të rritur,
*Photo Both;
*Kuizi Trivia: Cmime të vogla për fituesit;
*Rrethi i tregimit,
*Art në natyrë

Nga ora 17 deri 18:00 parashihen:
Ekspozitë: njihuni me krijuesit e diasporës nga Anamorava – mikërpritje nga organizatorët
Nga ora 19:00 deri 24:00 – Prezantohet pjesa e koncertit të shumëpritur, me këngëtarë nga Gjilani: Naser Berisha, Hekuran Bllaca e Faton Isufi, si dhe grupi legjendar “Elita 5” nga Tetova.
Mirësevini Bashkatdhetarë!
Vali Ranch Resort ju uron një pushim të këndshëm në vendin tuaj!
Për më shumë informata, na shkruani në mesazh privat ose telefononi në:
+383 45 123 000
