Kryetari Haliti uron gjithë besimtarët e besimit Islam për muajin e shenjtë të Ramazanit
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka përcjell urimet më të sinqerta besimtarëve mysliman, me dëshirën që ky muaj të jetë, muaj i mëshirës, muaj i faljes dhe mirëkuptimit të ndërsjellët, muaj i ngritjes morale, shpirtërore e fizike.
Uroi që muaji i Ramazanit ta gjejë vendin tonë, shoqërinë dhe familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri.
Ju uroj nga zemra, një Ramazan me agjërim të lehtë dhe të pranuar!
Me respekt:
Sokol Haliti
Kryetari i komunës së Vitisë
Ministrja Rizvanolli dhe AnnaCarin Platon nga zyra e BE-së vizituan shkollën “Bafti Haxhiu”
Komuna e Vitisë shënon Epopenë e UÇK-së
Komuna e Vitisë përfituese e grantit të përformancës në vlerë prej rreth 800 mijë euro
U mblodh Asambleja Komunale e Vitisë
Komuna e Vitisë vazhdon bashkëpunimin me projektin Integriteti i Komunave të Kosovës
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti priti në takim ambasadorin gjerman Jӧrn Rohde
Vita përfituese e një projekti 3 vjeçar të Fondacionit Kosovë- Luksemburg
Kryetari Haliti uron qytetarët e komunës së Vitisë me rastin e 17 shkurtit-Ditës së Pavarësisë
Kryetari Haliti uron qytetarët e komunës së Vitisë me rastin e 17 shkurtit-Ditës së Pavarësisë
Në prag të shënimit të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i’u është drejtuar qytetarëve vitias me një mesazh urimi, në të cilin mes tjerash thuhet:
“Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, si kryetar i kësaj komune kam nderin që në emër të komunës sonë, të shpreh urimet më të përzemërta në 15 përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Shënimi i kësaj dite na bënë krenar për gjithë sakrificën e popullit, por njëkohësisht, kjo ditë na përkujton më të çmuarit e atdheut duke filluar nga njerëz të penës dhe pushkës që bënë çmos për lirinë e këtij vendi.
Gjithashtu rikujtojmë edhe miqtë tanë aleat, të cilët ishin dhe mbeten përkrah popullit të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Sokol Haliti.Aziz Zuka










