Trajneri i kampionit në fuqi të Kosovës – Ballkanit, Ilir Daja ka thënë:
“Si fitore është e pastër në rezultat por do të doja që të jemi të kënaqur që rikthehemi te fitorja. Në fushë jemi rikthyer pas dy javësh pushim dhe ky ishte objektivi për këtë ndeshje.Brenda lojës kemi pasur probleme, kam vërejtur se më shumë kemi probleme psikologjike. Kishim përballë një ekip të vendit të tretë, që kishte shanset e veta për të shkuar te goli. E dinim se do të zgjidhej jo me një lojë të rrjedhshme. Ne edhe pse nuk kemi marrë fitore, kemi bërë lojë të mirë. Gjitha ndeshjet kemi qenë mbi kundërshtarët. Në finalizim sot ishim më të mirë”, ka thënë Daja.