Bujqësi

Debelldeasit të kënaqur me rendimentet dhe kualitetin e patates

Debelldeasit të kënaqur me rendimentet dhe kualitetin e patates

Ka filluar nxjerrja e patates në fshatin Debellde. Sipas kultivuesve të kësaj perimekulture, sivjet rendimentet janë të kënaqshme, sikur edhe për nga kualiteti. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, Naim Pira, ka vizituar këtë zonë, me që rast edhe ka takuar disa bujqë të këtij fshati që kanë nisur me nxjerrjen e patateve.
Gjatë vizitës që I bëri këtij fshati Pira në takimin me bujqit Brahim Hasani dhe Izer Hasani, drejtori Pira u shpreh se Institucionet janë të përkushtuara që të mbështesin fermerët dhe të japin shtytje projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e bujqësisë në komunën e Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like