Kur drejtorët e komunës punojnë prej zyrës dhe nuk dalin fare në teren, ndodhe edhe kjo, pra që edhe rrugët e asfaltuara nga vet qytetarët e Gjilanit me parat e tyre, qeverisja e VV-së qohet dhe i tenderon dhe i kontraktonë me operatorë ekonomik.
Sipas paramasës së tenderit, kjo rrugë është emëruar si krahu 5 në fshatin Malishevë, me 696 m/2 (174 metra gjatësi) për asfaltim që është kontraktuar tash edhe pse kjo rrugë është e asfaltuar tashmë.
Arsyeja e tenderimit dhe kontraktimit të kësaj rruge, mund të jetë e ndryshme. Nëse jo për dallavere të zyrtarëve të drejtorisë për shërbime publike, atëhere i bjen të jetë pasojë e praktikantëve të VV-së që janë marr mbi 63 në punë përmes kontratës në vepër, shumica me shkollës të mesme, mirëpo që e bëjnë punën e inxhinierëve dhe ekpertëve të ndërtimit.
Fatkeqësisht me këtë qeverisje komunale të udhëhequr nga të paditurit e VV-së, pa asnjë ditë pune përvojë dhe pa ja dashtë hiq punën, qytetarët e Gjilanit po pësojnë bashkë me buxhetin që janë kah e masakrojnë. Paramendojeni këta qysh kanë bërë planifikimin e buxhetit për vitin 2024?
Riad Rashiti kryetarë i degës së PDK-së në Gjilan