Futboll

Derbi Gjilani – Drita, baras

Derbi i madh gjilanas, i zhvilluar në stadiumin me bar sintetik të Gjilanit ndërmjet Gjilanit dhe Dritës ka përfunduar me barazim, 1-1 [Baton Zabërgja 67 – Almir Ajzeraj 83].

Pas pjesës së parë të luajtur pa gola, Gjilani ka kaluar në avantazh në mes të pjesës së dytë përmes Baton Zabërgjës, që ka shënuar nga afërsia pas krosimit të Mevlan Zekës.

Gjilani kishte qëlluar edhe shtyllën nga gjuajtja e lirë në pjesë të parë përmes Arbnor Ramadanit. Ndërsa Marko Simonovski pa goditjen e tij të mbrojtur nga Enea Koliçi.

Derisa Gjilani shkonte mirë, një gabim në zonën e 16-shes së ekipit, bëri që të përfitojë Almir Ajzeraj që barazoi për Dritën – që kështu siguruan një pikë në derbi dhe kështu mbesin të pamposhtur nga rivali lokal këtë stinor në Superligë, pasi që kishin fituar në shtator bindshëm, 4-1.

Barazimi i Dritës sot dhe humbja e Ballkanit nga Llapi, mban ekipin e drejtuar nga Ardian Nuhiu në krye të renditjes me 5 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë dhe me tre ndeshje më shumë të zhvilluara.

Gjilani në anën tjetër me këtë pikë ka dalë në pozitën e tretë të renditjes tabelare.

You Might Also Like