Dr. Afrim Cana është caktuar nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, ushtrues i detyrës së drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.
Ndryshe Afrim Cana ka ushtruar detyrën e drejtorit në shëndetin mendor dhe është një kuadër profesionist në fushën e tij.
Të hënën, Arsim Eminit drejtor i deritanishëm i ka skaduar mandati i rregullt, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK me datë 28.04.2025 merr vendim për caktimin e dr.Afrim Cana ushtrues i detyrës së drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.
Ndryshe, dr.Afrim Cana ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shëndetit Mendor në Gjilan nga viti 2005 deri me tani, dhe ka lënë gjurmë pozitive në avancimin e këtij institucioni të rëndësishëm shëndetësor në Anamoravë.