Shëndeti

Dr. Arben Bislimi nuk është më ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Onkologjisë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje të mërkurën nga kjo pozitë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi. Së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë”, ka thënë Fazliu për AP.

Ai ka theksuar se së shpejti pritet të caktohet u.d drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë.

Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë, ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera.

Klinika e Onkologjisë.
Të mërkurën është shkarkuar edhe kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Arianit Jakupi.

Shkarkimi i Jakupit është bërë pas kërkesës së antarëve të Kuvendit të Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), për mbajtje të Kuvendit të jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës “mocion mosbesimi sipas neni 20 pika 6 të statutit të OFK-së, për shkelje statusore.

Shkeljet janë bazuar në nenet: 19 pika 3, 19 pika 4, 68 pika 4, 26.6 pika 6.2 dhe pika 6.3.

Ai ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2018, ndërsa më 11 qershor të vitit 2022 ishte rizgjedhur në këtë pozitë. /Albanianpost.com

You Might Also Like