Gjilan

Drejtori Huruglica, takohet në Bursa me përfaqësues të bizneseve

Drejtori për Zhvillim Ekonomik Haki Huruglica, ka zhvilluar një takim me kryesinë dhe përfaqësues të biznesit nga shoqata e industrialistëve të Ballkanit, Rumelisiad, në Bursa të Turqisë, një rrjet që bashkon mbi 300 kompani aktive në sektorët kyç të prodhimit dhe industrisë.
Ai tregoi se në këtë takim, potenciali ekonomik i rajonit tonë nuk u trajtua si abstraksion, por si mundësi konkrete për partneritete dhe investime reale.
“U paraqitën sektorët ku Kosova dhe rajoni kanë hapësirë të qartë zhvillimi dhe ku bashkëpunimi ekonomik mund të sjellë ndikim të drejtpërdrejtë”, tha Haki Huruglica.
Sipas tij nga ana e përfaqësuesve të biznesit turk u reflektua interes i strukturuar dhe serioz për zgjerimin e prezencës së tyre ekonomike në rajon, si dhe për nisjen e shqyrtimit të projekteve investive që kanë bazë të prekshme dhe afatgjatë.

You Might Also Like