Gjilan

Drejtori Enver Shabani pjesëmarrës në konferencën “Planifikimi Strategjik, Zhvillimi i Projekteve dhe Menaxhimi i Kontratave”

 
Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani, po merr pjesë në konferencën ku u publikua analiza mbi “Planifikimin Strategjik, Zhvillimin e Projekteve dhe Menaxhimin e Kontratave”.
Në këtë aktivitet ishin përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe ekspertë të fushës, ku u diskutuan praktikat më të mira dhe sfidat në menaxhimin e ciklit të plotë të projekteve – nga planifikimi strategjik e deri te zbatimi dhe mbikëqyrja e kontratave.
Pjesëmarrja në këtë konferencë është një mundësi e mirë për shkëmbim përvojash dhe forcim të kapaciteteve institucionale në funksion të rritjes së efikasitetit në zhvillimin ekonomik lokal.
Ky aktivitet u realizua nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale KLGI dhe projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave DEMOS, zbatuar nga Helvetas Swiss intercooperation bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia.

You Might Also Like