Bujqësi

Drejtori i Bujqësisë e Pylltarisë dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, inkurajojnë e motivojnë fermerët

Në vazhdën e vizitave në teren, drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Enver Shabani, për t’u njohur nga afër me problemet e fermerëve, sot kanë vizituar dy pemishte në fshatin Kravaric tek fermerët Agim Isufi dhe Enver Isufi.
Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se problemet me të cilat ballafaqohen fermerët janë të natyrave të ndryshme, duke u nisur nga pajisjet teknike, depot e ruajtjes, problemet e shitjes, fuqia punëtore etj.
Ai tregoi se gjatë qëndrimit në pemishte të dy fermerëve Agimi me 58 ha dhe Enveri me 35 ha me mollë, dardhë, kumbull, qershi, kajsi, nektarin, ftue, mjedër, synojnë t’i motivojnë edhe më tej për punën e mirë që bëjnë dhe t’i inkurajojnë që të aplikojnë në projektet e planifikuara nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Fermerët Agimi dhe Enveri, kultivimin e pemishteve e kanë traditë ngaqë me këtë veprimtari janë marr edhe më herët dhe përmes kësaj punë jetojnë dhe mbajnë familjet e tyre e dhjetëra punëtoreve.
Të gjitha reagimet:

2

You Might Also Like