Bujqësi

Komuna e Vitisë përkrah kultivuesit e patateve me mekanizëm për nxjerrjen e tyre

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e pranim dorëzimit të 10 mekanizmave bujqësor për nxjerrjen e patateve dhe atë për kultivuesit e kësaj kulture bujqësore nga kjo komunë.

Furnizimi i fermerëve përfitues u bë me buxhetin e kësaj komune, ndërsa 20 përqind të vlerës kanë participuar vetë ata. Kryetari Haliti i përgëzoj fermerët përfitues, duke potencuar se qeverisja lokale e Vitisë, në vazhdimësi ka përkrahur fermerët e saj dhe shtoj se Vitia është e njohur për kultivimin patates në veçanti patatja nga Debelldehu e cila është mjaftë e kërkuar në tregun vitias dhe më gjerë.

Përndryshe, edhe më parë komuna e Vitisë ka shpërndarë mekanizëm të ndryshëm bujqësorë, fidane, sistem të ujitjes si dhe në bashkëpunim me partnerët e saj kanë mbajtur edhe trajnime të ndryshme profesionale për sektorë të ndryshëm bujqësor.Aziz Zuka

You Might Also Like