Drejtori për Zhvillim Ekonomik, z.Enver Shabani, u ka uruar mirëseardhje të pranishmëve.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Enver Shabani, ka uruar fituesit e Thirrjes Publike, ndërsa të pranishmit u njoftuan se me kërkesë të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, me vendim të Kryetarit të Komunës dhe me përkrahje të Kuvendit Komunal, për herë të parë Komuna e Gjilanit ndanë mjete nga buxheti i saj për mbështetjen e bizneseve të reja dhe për gratë ndërmarrëse, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik.
Gjatë kësaj thirrje publike kanë qenë 73 aplikues ku kanë përfituar 34 biznese Start Up dhe 12 përfituese gra ndërmarrëse, gjithësej 46 përfitues nga thirrja publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneseve të grave 2023”.
Shuma totale subvencioneve arrin vlerën 135,000 € për vitin 2023.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në planin buxhetor për 3 vitet ardhshme ka planifikuar një rritje prej 40% të vlerës së subvencioneve për çdo vit.
Synimi kryesor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik është zhvillimi i ekonomisë lokale përmes mbështetjes për bizneset e reja dhe ato ekzistuese duke u ofruar mbështetje në ngritjen e kapaciteteve dhe avancime të reja teknologjike në pajisje dhe makineri të nevojshme në procesin e punës, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.