Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani është bërë edhe me një portier. Ajo që pandehej se është arritur si marrëveshje, këtë të premte është zyrtarizuar, ngase KF Drita ka prezantuar përforcimin e radhës, portierin Betim Halimi, i cili pas një periudhe gjashtëmujore të kaluar tek Hajvalia, është kthyer në ekipin e Dritës, aty ku kishte mbrojtur ngjyrat në pranverën që e lamë pas.
Shtatlarti Betim Halimi, karrierën e tij e kishte filluar tek Vllaznia e Pozharanit dhe shumë shpejt është shquar si portier i mirë, andaj i ishte bashkëngjitur Dritës së Gjilanit, për të kaluar më pas tek Hajvalia. Halimi, në klubin e Dritës do të gjej edhe dy portierë të mirë, Artan Latifin që është kapiten i ekipit dhe Muhamet Huruglicën.
Drita ka paralajëmruar edhe përforcime të radhës në ditët në vijim.