Futboll

Drita bindshëm edhe ndaj Lirisë

Drita ka ruajtur pozitën e parë në Vala Superligën e Kosovës në Futboll, kurse kësaj radhe me tre gola ka përcjellë Lirinë e Prizrenit.

 

Drita – Liria 3-0

-Mbyllet ndeshja!

83′ Gooool. Haxhi Neziraj (Dri) realizon pas harkimit të Kryeziut, 3-0.

77′ Gooool. Përparim Livoreka (Dri) ka realizuar pas një goditje në këndin e djathtë të Bakajt, 2-0.

64′ Harkim fantasik nga Xhevdet Shabani (Dri), por Përparim Livoreka reagon sërish si një lojtar ‘mahalle’, gjuan plogësht me kokë

60′ Drilon Musaj (Dri) godet fuqishëm, drejt në duart e portierit Bakaj

55′ Tjetër rast ideal për Kryeziun (Dri), por kësaj radhe gol të sigurt shpëton Bakaj

52′ Gooool… Ka realizuar Leotrim Kryeziu (Dri) pas gabimit të Islamajt

Nis pjesa e dytë

49′ Kryeziu (Dri) provon gjuajtjen, pret portieri Bakaj

47′ E pabesueshme! Përparim Livoreka humb rast ideal. Nga një metër nuk e dërgon topin në rrjetë, duke u ngatërruar me të. Asist fantasik nga Kryeziu

Nis pjesa e dytë

-Mbyllet pjesa e parë!

38′ Haxhi Neziraj (Dri) i vetëm me ‘gardianin’ Bakaj, gjuan drejt në duart e rojës së portës prizrenase që devijon topin në fundore. Rasti më i mirë në ndeshje!

32′ Haxhi Neziraj (Dri) gjuan me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit, por jashtë portës.

28′ Përparim Livoreka (Dri) tenton goditjen pas një depërtimi nga krahu i majtë, por jashtë portës.

14′ Zëvendësim i detyruar për kryetrajnerin e Dritës Bekim Isufi, i cili largon nga loja Kastriot Rexhën e lënduar dhe në vend të tij inkuadrohet Përparim Livoreka.

10′ Drilon Musaj (Dri) harkon brenda zonës për Kastriot Rexhën, i cili m ekokë gjuan jashtë portës.

Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drita: Rexhepi, Musaj, Kuka, Haliti, Limani, Kryeziu, Gërbeshi, Neziraj, Rexha, Xh. Shabani, B. Shabani. Trajner: Bekim Isufi

Liria: Balaj, Islamaj, Domgjonas, Gavazaj, Basri, Vrapi, Kaja, Sefaj, Gashi, Magani, Tonguara. Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: S.Isufi, E.Zeqiri, A.Ejupi, A.Halilaj

Stadiumi: “I Qytetit” – Gjilan

Gazetasheshi.com

You Might Also Like