Futboll

Drita fiton derbin e zjarrtë

Në derbin e zjarrtë në mes të Gjilanit dhe të Dritës, ka ngadhënyer ekipi bardh e kaltër me rezultat të ngushtë 0:1, kurse pos shikuesëve që ishin në nëumër dhe që meritojnë cdo lëvdatë për atmosferën që krijuan, ndeshja në përgjithësi ishte pa raste, pa ndonjë gjuajtje në portë dhe pa ndonjë lojë të pëlqyeshme.

Një lojë e tillë mund të arsyetohet nga ekipi i Dritës, që e pati rezultatin dhe e menaxhoi mirë atë, por jo edhe për ekipin e Gjilanit, që fare nuk u tregua i rrezikshëm.

Ka qenë qendërmbrojtësi Ardian Cuculi, ai i cili me golin e realizuar në pjesën e parë të ndeshjes e ka vendosur derbin. Kur po luhej mionuta 29, Xhevdet Shabani ka harkuar nga e djathta dhe në tollovinë e krijuar para portës më së larti u shkëput Ardian Cuculi, që me kokë futi topin në rrjetë.

Në pjesën tjetër të lojës, Drita me urti zhvilloi ndeshjen, duke u munduar t’a ruaj rezultin, shpesh edhe duke zhagitur lojën, duke u ankuar në lëndime, derisa Gjilani asesesi nuk ia doli që të ndërtojë një lojë që do t’i mundësonte që të jetë i rrezikshëm.

 

You Might Also Like