Ferizaj kishte qenë ekipi që e kishte shokuar Dritën në ndeshjen e parë të kampionatit, duke e mundur në fushë të vet me rezultat 1:0. Prej atëherë, Drita ka marrë mësim dhe ia ka kthyer hakun Ferizajt, duke e mundur atë në fushë të vet me rezultat 2:0.
Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur pa gola, pa ndonjë rast të mirë shënimi, kurse Drita ka shpërthyer në pjesëlojën e dytë duke shënuar dy herë.
Fillimisht, në minutën 63 për Dritën u dha një goditje dënimi, kurse pas harkimit, Bujar Shabani ka gjuajtur me kokë dhe ka realizuar për 0:1.
Shtatë minuta më pas., Betim Haxhimusa ka siguruar fitoren e mysafirëve, pasi që ka shënuar edhe një herë.
Deri në fund, vendasit nuk kanë mundur që së paku të shënojnë golin e nderit, andaj ndeshja është mbyllur me rezultat 0:2.